Coronavirus nuk ka kursyer as një 40-vjeccar që punonte si specialist në Drejtorinë Arsimore të Tiranës.

Alfred Koçi ishte prekur prej pak kohësh nga COVID-19 dhe kur miqtë e tij menduan se ia hodhi virusit, i riu ka ndërruar jetë papritur.

Tragjedia në familjen e tij është shumë e madhe, pasi vetëm pak kohë më parë ai kishte humbur dhe nënën për shkak të COVID-19.

I riu ishte profesor i muzikës dhe shumë kolegë të tij kanë shprehur keqardhje për ndarjen e parakohshme nga jeta përmes reagimeve në rrjetet sociale.