Seritë e vrasjeve të ndodhura në Elbasan ka pasuar me ndryshime në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ishte në një mbledhje urgjente ditën e vrasjes së Bujar Çelës në Bradashesh dhe urdhërat e tij kanë pasuar me rotacion  të disa drejtuesve dhe oficerëve të sektorit të vrasjeve në këtë qark.

Nga radhët e policisë është larguar Leonard Palushi, shefi i sektorit të hetimit të krimeve kundër jetës. Palushi mësohet të jetë larguar nga kjo detyrë dhe është transferuar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Lezhë. Ndërkohë në sektorin e vrasjeve në Elbasan, ende nuk është përcaktuar emri që do drejtojë këtë sektor të rëndësishëm.

Lëvizje dhe mes oficerëve, ku këtij sektori i është shtuar Erion Ismaili, që dikur ka qenë shef komisariati në Krujë. Ndryshimet kanë prekur dhe disa emra të tjerë të Drejtorisë së Policisë Elbasan.