Një atentat ka ndodhur kundër një autokolone të OKB në Kongo, ndërsa viktimë ka mbetur ambasadori italian në Kongo, Luca Attanasio, si dhe një ushtar italian.

Ky lajm është bërë publik nga Ministria e Jashtme Italiane. Atentati ka ndodhur në qytetin Goma në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos rreth orës 10:15 të mëngjesit.

Sipas raportimit të bërë nga mediat e huaja ambasadori është vrarë gjatë një përpjekjeje për rrëmbim.