Mijëra protestues janë mbledhur në disa qytete të Australisë për të ngritur zërin kundër vaksinës së koronavirusit.
Protestat u mbajtën në disa qytete si Melburn, Sideni dhe Brisbain, ndërsa njerëzit mbanin në duar parrula me mbishkrimin: “Trupi im, zgjedhja ime”.
Protestat ishin paqësore, por në Melburn policia bëri disa shoqërime të rastit.
Ndërkohë procesi i vaksnimit me Pfizer është vendosur të nisë nga e hëna.
Sakaq është vendosur që për këtë proces të përdoren edhe vaksinat e AstraZeneca, por edhe të Universitetit të Oksfordit, të cilat u miratuan në fillimin e kësaj jave.
Të dy vaksinat i janë nënshtruar kontrolleve të gjera të sigurisë dhe tashmë po përdoren në disa vende.