Në 24 orë, në Shqipëri janë regjistruar 1021 raste të reja me Covid-19. Gjatë kësaj kohe, kanë ndërruar jetë 15 pacientë, janë shëruar 1085 qytetarë dhe janë vaksinuar 1242 të tjerë.
Bie në sy fakti që sot ka më shumë të shëruar se raste të reja.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 571 raste në Tiranë, 38 raste në Vlorë, 37 raste në Durrës, Sarandë, 35 raste në Elbasan, 33 raste Shkodër, Librazhd, 21 raste në Lushnje, 18 raste në Krujë, Fier, 17 raste në Kavajë, 14 raste në Berat, Kuçovë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Tepelenë, 10 raste në Kamëz, 8 raste në Korçë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër,7 raste në Kolonjë, 5 raste në Kukës, Has, Peqin, Gramsh, 3 raste në Devoll, Tropojë, Përmet, Dibër, Shijak, 2 raste në Rrogozhinë, Pogradec, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Skrapar, 1 rast në Cërrik, Kurbin, Pukë, Mat, Delvinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Patos, Këlcyrë.
Raste të reja ditore 1021
Të shëruar në 24 orë 1085
Të shtruar në spitale 648
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 3998
Testime totale 447 746
Raste pozitive 102 306
Raste të shëruara 65 403
Raste Aktive 35 207
Humbje jete 1 696