FILE PHOTO: Small toy figures are seen in front of the coronavirus (COVID-19) sign in this illustration taken March 12, 2020. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration/File Photo

Gratë shtatzëna infektohen me koronavirus me ritme më të larta se personat e tjerë.

Një studim ka zbuluar se mes muajve mars dhe qershor në shtetin e Uashingtonit, për çdo 1.000 gra shtatzëna kishte 14 raste me Covid-19, krahasur me 7 raste mes çdo 1.000 grave të tjera jo shtatzëna të moshave nga 20 deri në 39-vjeç.

Studimi, i publikuar në gazetën amerikane të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, tregoi se pas llogaritjes së faktorëve të tjerë të rrezikut, shkalla e infektimit me Covid-19 tek gratë shtatzëna ishte 70 për qind më e lartë se gratë e tjera jo shtatzëna.

Gjithashtu, në studim, theksohet se gratë shtatzëna tek grupet etnike me ngjyrë ishin edhe më të prekshme.

Ato shënonin 30% të grave të prekura nga koronavirusi në shtetin e Uashingtonit.

Studimi tregon se gratë shtatzëna rrezikojnë të infektohen më lehtë nga Covid-19, ndërsa rekomandohet që ato duhet të kenë përparësi më të madhe për t’u vaksinuar.