WhatsApp ka qenë në sfidë gjatë dy muajve të fundit për t’u shpjeguar përdoruesve se çfarë po ndodh me të dhënat e tyre. Me pak fjalë, kompania po kombinon më shumë shërbime me kompaninë e saj mëmë, Facebook, në një përpjekje për të mundësuar më shumë funksionalitete ndër-aplikacionesh me Messenger, si dhe për të lejuar më shumë biznese private të ndërveprojnë me klientët përmes WhatsApp.

Vetë bisedat janë ende të koduara dhe WhatsApp gjithashtu ka thënë që këto ndryshime nuk do të ndikojnë tek përdoruesit për shkak të rregullave të ndryshme të privatësisë.

Javën e kaluar, WhatsApp njoftoi se përdoruesit do të fillojnë të shohin reklama banderola dhe kërkesa të tjera për të ndihmuar në shpjegimin e ndryshimeve dhe, ç’është më e rëndësishmja, për t’i bërë ata të zgjedhin.

Dhe tani e dimë se çfarë do të ndodhë nëse njerëzit vendosin të mos bien dakord me ndryshimet.

Sipas TechCrunch, aplikacioni më i popullarizuar i komunikimit në botë do të kërkojë ngadalë nga përdoruesit e tij që të regjistrohen (sign up) dhe do t’i paralajmërojë ata se pamundësia për ta bërë këtë do t’i ndalojë të kenë qasje në aplikacion. Ata që refuzojnë do të jenë akoma në gjendje të përdorin WhatsApp-in, por në një mënyrë të kufizuar.

“Për një kohë të shkurtër, këta përdorues do të jenë në gjendje të marrin telefonata dhe njoftime, por nuk do të jenë në gjendje të lexojnë ose dërgojnë mesazhe nga aplikacioni”, tha kompania për TechCrunch. Dhe më tej ata nuk do të mund ta përdorin më aplikacionin.

Politika e re do të hyjë në fuqi më 15 maj për përdoruesit në të gjithë botën. WhatsApp e ndryshoi afatin disa muaj pas protestës nga përdoruesit. I gjithë procesi ka nxitur një reagim nga shumë përdorues të WhatsApp (përfshirë Elon Musk) dhe, si rezultat, përdorimi i shërbimeve rivale si Telegram dhe Signal është rritur.

Burimi: Metro