Kryeministri britanik Boris Johnson ka zbuluar planet për të hapur dyqanet dhe parukeritë deri në 12 Prill dhe për të hequr pothuajse të gjitha kufizimet e COVID në Angli deri në 21 Qershor.

Johnson foli në Parlament sot duke përcaktuar “rrugën njëkahëshe drejt lirisë” të qeverisë së tij, e cila ishte e mundur për shkak të suksesit të vendit me programin e vaksinimit.

Anglia do të zhbllokohet në katër faza, njoftoi ai, me fazën një që fillon në 8 Mars, kur shkollat ​​dhe mjediset e arsimit të lartë mund të kthehen në mësimin ballë për ballë, “mbështetur nga testimi dy herë në javë i nxënësve të shkollës së mesme dhe kolegjit”.

Në këtë fazë, studentët e universitetit që kërkojnë mësim personal do të jenë në gjendje të kthehen gjithashtu.

Fazat e ardhshme nuk do të hyjnë në fuqi të paktën 5 javë pas fazës së mëparshme. Kjo, shpjegoi ai, është për shkak të faktit se duhen katër javë për t’u parë efektet e heqjes së masave dhe një javë shtesë në mënyrë që njerëzit të njoftohen shtatë ditë para për ndryshimet, shkruan Euronews.

Hapi i katërt dhe i fundit sipas Johnson do të jetë jo më herët se 21 Qershori, duke synuar heqjen e të gjitha kufijve ligjorë për kontaktet shoqërore, dasmat dhe ngjarjet e tjera shoqërore, deri tek rihapja e klubeve të natës.