Mjeku kardiokirurg Edvin Prifti, i arrestuar pak ditë më parë nën akuzën e korrupsionit në spitale dhe pastrim parash, ka apeluar masën e sigurisë të dhënë nga Gjykata e Posaçme në Shkallën e Parë.

Në kërkesën e depozituar në sekretarinë e Gjykatës, mjeku Prifti pretendon se akuzat ndaj tij nuk qëndrojnë dhe se paratë që i janë sekuestruar nga SPAK, duhet t’i kthehen bashkëshortes së tij.

Sipas tij, ato para që iu gjetën në banesë janë përfituar nga shitja e një prone të përbashkët të bashkëshortes së tij.