Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot, ku një 32-vjeçare ka ndërruar jetë nga COVID pak pasi ka sjellë në jetën fëmijën e saj.

Mësohet se e reja ishte shtatzënë dhe për shkak të gjendjes së rënduar, mjekët janë detyruar që të nxjerrin foshnjën me ndërhyrje cezariane, edhe pse në muajin e shtatë.

Ngjarja ka ndodhur në një prej spitaleve Covid në kryeqytet. Mësohet se foshnja e sapolindur është nën kujdesin e mjekëve.

Ajo ndodhej e shtruar prej disa ditësh dhe nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Kujtojmë se sot një 17-vjeçar nga Elbasani humbi betejën me Covid-19, ndërsa mushkëritë e tij ishin prekur 100% nga virusi vdekjeprurës.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u konfirmuan 1184 raste të reja me Covid nga 4013 testime testime të kryera në total, ndërsa 13 persona humbën jetën.