Spiunimi përmes email-it me një tkenologji të padukshme tani është “endemi”. Deklarata vjen nga shërbimi i mesazheve që analizoi trafikun e tij, ‘Hey’, i cili tregoi se 2/3 e postave elektronike të dërguara në llogaritë personale të përdoruesve të saj përmbanin një “piksel spiun”, edhe pasi shkojnë tek ‘spam’.

Prodhuesit e saj thonë se shumë prej kompanive më të mëdha përdorin ‘piksels email’, me përjashtim të firmave “të teknologjisë së madhe”.

Mbrojtësit e gjurmuesve thonë se ato janë një taktikë e zakonshme marketingu.

“Email-et piksel” mund të përdoren për të regjistruar:

-nëse dhe kur hapet një email

-sa herë është hapur

-në çfarë pajisje

-vendndodhja e përafërt fizike e përdoruesit, e nxjerrë nga adresa e tij e protokollit të internetit (IP) – në disa raste duke bërë të mundur marrjen e informacionit për rrugën në të cilën është marrësi

Ky informacion mund të përdoret më pas për të përcaktuar ndikimin e një fushate specifike të postës elektronike, si dhe për t’u futur në profile më të hollësishme të klientit.

Bashkëthemeluesi i Hey, David Heinemeier Hansson thotë se ato përbëjnë një “pushtim grotesk të privatësisë”. Dhe ekspertë të tjerë kanë pyetur gjithashtu nëse kompanitë janë po aq transparente sa kërkohet me ligj në lidhje me përdorimin e tyre.

Si fshihen në email

Pikselët e gjurmimit janë zakonisht një GIF ose PNG, që është aq i vogël sa 1×1 piksel, i cili futet në kokën, fundin ose trupin e një emaili. Ato shpesh mund të jenë të pamundura të dallohen me sy të lirë edhe nëse dini se ku të shikoni.

Përfituesit nuk kanë nevojë të klikojnë në një lidhje ose të bëjnë ndonjë gjë për t’i aktivizuar. British Airëays, TalkTalk, Vodafone, Sainsbury’s, Tesco, HSBC, Marks & Spencer, Asos dhe Unilever janë ndër markat në Mbretërinë e Bashkuar që Hey zbuloi se po i përdor ato.

Por përdorimi i tyre ishte shumë më i përhapur pavarësisht se shumë anëtarë të publikut nuk ishin në dijeni të tij.

“Nuk është sikur ka një flamur që thotë ‘ky email përfshin një piksel spiun’ në shumicën e programeve të postës elektronike”, tha Hansson. Hey ofron një lehtësi të tillë, por përdoruesit duhet të paguajnë një pagesë vjetore.