Sistemi parauniversitar në Shqipëri rikthehet në bankat e shkollës, pas një jave mësim online, për shkak të motit të keq me dëborë e temperature të ulëta. Sot, të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare, te mesme dhe ato parashkollore do tu kthehen sërish mësimeve në klasa.

Më herët është vendosur që shkollat në zonat e ‘kuqe’ për shkak të Covid do të vazhdojnë mësimin online deri në një vendim të dytë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Konkretisht, nxënësit e shkollave të mesme në Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, që cilësohen zona me përhapje të lartë të koronavirusit do ta vazhdojnë mësimin online.

Kjo do të vazhdojë deri në datën 25 të këtij muaji.