Vaksinimi i fëmijëve dhe adoleshentëve mund të jetë thelbësor për të mposhtur pandeminë Covid-19. Kështu deklarojnë ekspertët, ndërkohë që provat klinike fillojnë të testojnë vaksinat tek të rinjtë.

Ndërsa Covid-19 shoqërohet me sëmundshmëri dhe vdekshmëri më të ulët tek të rinjtë dhe ka ka prova që fëmijët mund të ketë pak gjasa që të infektohen, sërish roli i fëmijëve në transmetimin e virusit është i paqartë.

Derisa të gjithë, përfshirë edhe fëmijët, të vaksinohen, tha John Edmunds, një anëtar i Grupit Këshillimor Shkencor të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Emergjencat mbetet ende një rrezik I rëndësishëm për ringjallje të virusit.

Virusi gjithashtu mund të shkaktojë infeksione asimptomatike në të gjitha grupmoshat, kështu që, fëmijët e imunizuar mund të mbrojnë të moshuarit thotë Stanley Plotkin, i cili shpiku vaksinën e rubeolës dhe ndihmoi në zhvillimin e vaksinave të tjera, përfshirë ato për antraksi, poliomielit dhe tërbim.

“Unë nuk mund ta imagjinoj se si mund të shpresojmë të çrrënjosim virusin, përveç nëse jemi të gatshëm të imunizojmë shumicën e popullsisë,” tha ai.

Studiuesit që qëndrojnë pas vaksinës Oxford / AstraZeneca kanë nisur një studim për të testuar vaksinën e tyre Covid-19 tek fëmijët e moshës midis 6 dhe 17 vjeç.

Sipas The Guardian shkencëtarët presin që ndryshe nga adoleshentët që kanë përgjigje imune relativisht të ngjashme si të rriturit, ata nën moshën 12 vjeç do të kërkojnë një formulim ose orar dozimi të modifikuar potencialisht.

Të dhënat se sa të sigurta dhe efektive janë vaksinat e ndryshme në grupmoshat më të reja duhet të fillojnë të vijnë brenda kësaj vere. Por, në themel të argumentit në favor të vaksinimit të fëmijëve përveç parandalimit të rasteve të rralla kur sëmuren rëndë ose me Covidit të gjatë, është se sa vaksinat janë në gjendje të pengojnë transmetimin në variante të ndryshme.